Pas edicionit të parë të sukseshëm, netët e filmit queer rikthehen në Tiranë në datat 17, 18 dhe 19 Shtator.
Pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA), programi përfshin 3 filma premierë, me tematikë komunitetin LGBTI+ dhe përjetimet e tyre në realitete të ndryshme e të vështira në botë.
Një program rreth filmave që nuk pranojnë të jenë të padukshëm dhe tregojnë me guxim histori që krijojnë hapësira të reja kulturore.
Filmat tregojnë aspekte të ndryshme të përballjes së personave queer me përditshmërinë e tyre, nga historia e një djali iranian në Gjermani, i cili përjeton lirinë e të qenit vetvetja për herë të parë njëkohësisht me vështirësitë integrimit në një vend të huaj, te realiteti i vështirë në Çeçeni, me kampet e persekutimit për personat LGBTI+ dhe mohimin e ekzitencës së tyre.
Netët e Filmit Queer (QFD) janë pjesë e projektit rajonal Artivists Youth for Change (YAC) mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Hollandës.
Shfaqja e tyre është e organizuar nga Open Mind Spectrum Albania (OMSA) në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, Stichting Art.1 dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA).
Në natën e tretë, do të shfaqet filmi dokumentar francez “If it were love”, mbi lidhjet intime brenda një grupi prej 15 kërcimtarësh.
Për më shumë ndiqni programin e eventit në Facebook.