Të dashur lexues dhe ndjekës së Historia Ime!
Dhurata jonë për këtë fundvit është edicioni i katërt i revistës tonë, dedikuar tërësisht komunitetit LGBTI+ në Shqipëri dhe jo vetëm.
Kulturë queer, dhe jo vetëm.
Jemi përqëndruar te aktivitetet e Paradës së Krenarisë 2020, e cila u mbajt online midis pasigurive të mëdha. U kemi kushtuar faqet tona të revistës personazheve që frymëzojnë, historive që na ndihmojnë të tejkalojmë këto momente të vështira, artit që përkujdeset për mirëqenien tonë dhe frymës krijuese që ka ndihmuar të tërë komunitetin LGBTI+ për një përshtatje më të shpejtë me kushtet e reja.
Viti ka qenë plot sfida dhe frikë, prandaj dëshirojmë që revista t’ju shërbejë si një element i ëmbël i punës tonë, që mund t’ju ndihmojë për tu mbushur me pozitivitet për vitin e ardhshëm 2021.
Gëzuar Vitin e Ri 2021 dhe dhuroni sa më shumë dashuri!