Pas publikimit të dy edicioneve të shkuara të Trans Magazine, Historia Ime, duke u përpjekur për të zgjeruar më tej përpjekjet për rritjen e vizibilitetit ndaj komunitetit LGBTI+, vendosi të rikonceptojë revistën duke përfshirë brenda saj të gjithë grupet që ekzistojnë brenda komunitetit.
Ju prezantojmë Queer Albania Magazine, në edicionin e saj të parë.
Revista në këtë edicion të saj sjell intervista ekskluzive me pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri dhe eksperiencat e tyre në përballjen me realitetin e përditshëm në Shqipëri.
Jemi përpjekur të mbulojmë tematikat të cilat është e vështirë t’i hasësh në median tradicionale të shkruar apo online dhe të promovojmë personazhe dhe histori që me vështirësitë e tyre bëjnë thirrje për ndryshim dhe nga ana tjetër bëhen zë dhe për ato që ende kanë frikë të përballen me realitetin e tyre.
Në brendësi të revistës do të gjeni dhe artikuj mbi shëndetin, organizimet e lëvizjes në Shqipëri dhe rajon, artin, fotografinë dhe familjen LGBTI+.
Lexim të këndshëm!