Pse nisma qeveritare për paketën anti shpifje cënon lirinë fundamentale të medias online

Diskutimet për paketën anti-shpifje e kanë zanafillën në tetor të vitit të kaluar kur dhe u diskutua në parlament për një paketë anti-shpifje që do të ndëshkonte deklaratat e pavërteta të politikanëve si dhe raportimet “fake news”.
Por në dhjetor ky propzim u kufizua vetëm në kontrollin ndaj medias online, të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ky draft ligjor u prezantua në 17 dhjetor nga AMA për grupet e interesit, pra gzetarë. Gjatë prezantimit u theksua nga një përfaqësuese e kryeministrisë se propozimi ishte huazuar nga legjislacioni kroat, kjo për arsyen se dhe peisazhi mediatik është i ngjashëm midis dy vendeve.
Si do të jetë zbatimi i këtij ligji?
Sipas projektligjit në fjalë, AMA do të jetë autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e mediave online, përmes grupit të punës të quajtur Këshilli i Etikës. Procesi do të nisë nga regjistrimi i medias në Internet dhe gjobitjen e mbylljen e saj në rast të identifikimit të shkeljeve ligjore nga ana e qytetarëve, mbi vërtetësinë e një lajmi.
Pikësynimi kryesor, sipas hartuesve të paketës anti-shpifje, është përgjegjësia administrative. Ndërkohë të premten e kaluar 7 organizata që punojnë për mbrotjen e të drejtave të njeriut si dhe shoqata gazetarësh kanë dhënë alarmin për rrezikun që mbart një projektligj i tillë, që cënon dukshëm lirinë e medias online.
Lajmi ka marrë dhe jehonën ndërkombëtare ndër organizata që promovojnë lirinë e medias, si “Federata Europiane e Gazetarëve” e cila i ka bërë apel kryeministrit Rama të tërhiqet nga projektiligji. Gjithashtu projektligji përbën një shkelje të nenit 19 të Deklaratës Universale të të drejtave të njeriut:
“Çdokush ka të drejtën e të shprehurit të mendimit dhe shprehjes: kjo e drejtë përfshin lirinë për të formuar opinione pa interferencë si dhe shpërndarjen e këtyre mendimeve më gjerë”.
Ndaj projektligji i propozuar nga mazhoranca socialiste do të limitonte lirinë e fjalës dhe të shprehjes në median online. Cënimi ndaj kësaj lirie është dokumentuar dhe në shumë vende të tjera nëpër botë ku ekziston regjimi autoritar. Kujtojmë se në Turqi dhe Venezuelë qeveritë kanë vendosur pezullimin e aksesit ndaj Wikipedias, shprehja e lirë e blogerëve apo gazetarëve ka sjellur arrestime, gjobitje të gazetarëve dhe agjensive mediatike si dhe plot raste të limitimit të aksesit në Internet./k.m/
Burimi: EFF/ BIRN Albania/ Top Channel