Pse na bën dëm ”PEDERASTI”?
Fatkeqësisht, disa fjalë mbajnë një barrë historike dhe janë përdorur për të poshtëruar apo ulur grupime njerëzish. Një term i tillë është “fagot” në anglisht apo ‘’pederast’’ në shqip, përdorur si shprehje përçmuese ndaj komunitetit të burrave gej.
Termi “fagot” ka rrënjë të hershme si një term muzikor, që i referohet një instrumenti të ngjashëm me basin. Ndërsa fjala ‘’pederast’’ vjen nga greqishtja e lashtë si një term për burrat e rritur që kryejnë marrëdhënie seksuale me djem të rinj. Megjithatë, me kalimin e kohës, këtyre fjalëve i është dhënë një kuptim tjetër dhe janë përdorur si një shprehje përçmuese kundër burrave gej. Përdorimi si një shpifje ka ndihmuar në përhapjen e stereotipeve të gabuara, diskriminimit dhe përndjekjes së burrave apo djemve në bazë të orientimit tyre seksual.
Përdorimi i shpifjeve si përshembull ‘’pederast’’ ndihmon për në një mjedis më armiqësor brenda komunitetit LGBTQ+. Qoftë edhe në formë shakaje, të shqiptuarit këto terma zhargoni me miqtë homoseksualë apo heteresoksualë përforcon stereotipet e dëmshme, nxit diskriminimin dhe afirmon paragjykimet masivisht të përhapura mes nesh. Fjalët kanë vërtet një fuqi të madhe, dhe përdorimi i shpifjeve mund të çojë në nënçmimin dhe përjashtimin e individëve, duke shkaktuar dëme psikologjike dhe emocionale.
Shoqëria duhet të bëhet më e vetëdijshme për ndikimin e gjuhës. Është e rëndësishme të promovohet një fjalor respektues dhe të anashkalohet përdorimi i termave ulës qoftë për të shfaqur urrejtje apo edhe në sensin e shakasë me të njohur.
Gjithashtu së fundmi me grupimin e Wikipedianëve në Shqipëri, ne kemi ndërmarrë një nisëm për qartësimin dhe shqipërimin e termave për komuntetitn LGBTQ+. Parashikojmë se kjo iniciativë do të lejojë gjithpërfshirje të individëve në komunitet dhe shprehi më të mire në gjyhën mëmë të çdo shqipfolësi. Prandaj për të pasuruar këtë fjalor, presim mendime nga çdo lexues për përkthimin dhe shqipërimin e termave të ndryshëm qoftë nëpërmjet rrjeteve tona sociale apo me përgjigje në sondazhet që do të shpallim së shpejti.
Historia Ime ju nxit të jeni më të ndërgjegjshëm për fjalorin e përdorur e të mendoheni më thellë se si fjalë të veçanta mund të ndikojnë në mendësinë e mirëqenien tuaj, të miqve dhe familjarëve tuaj. Le të ndihmojmë me hapa të vegjël vendin tone të bëhet më i mirë.
Fillojmë duke mos thënë më ‘’pederast’’?!