Protesta e veçantë në Poloni kundër heqjes së “objekteve të padenja” nga Muzeu Kombëtar
Sipas mediave polake, nga ekspozita është hequr vetëm videoja në fjalë dhe asnjë objekt tjetër nuk është prekur, por vizitorët dëshmojnë se mungon dhe një vepër e një artisteje tjetër polake, ku paraqitet një grua duke ecur përkah dy burrave të maskuar si kafshë të egra.
Jerzy Miziolek, drejtori i muzeut i konsideroi këto vepra arti si të rrezikshme, pasi mund të influencojnë mendjet e vizitorëve të rinj në moshë dhe mund të irritojnë publikun e gjerë. Përpos protestave, dhe në rrjetet sociale ka nisur një fushatë e gjerë me hashtag-un #stopcenzurze (#stopcensurës).