Portali britanik: Shqipëria, destinacion kryesor i turizmit në 10 vitet e ardhshme
Kur jeni duke planifikur për pushime dhe filloni të mendoni për destinacione, me siguri që Shqipëria dhe Uzbekistani nuk janë në krye të listës suaj, por këto janë disa nga vendet që pritet të kenë më shumë rritje në turizëm për 10 vitet e ardhshme.
Portali i njohur britanik “Holidays Please”, që fokusohet tek destinacionet turistike për të kaluar pushimet më të bukura në botë, e liston Shqipërinë si një nga vendet e panjohura deri sot, që duhet vizituar me patjetër këtë sezon veror.
Sipas një analize të Ëorld Travel and Tourism Council, shifrat e rritjes kanë zbuluar disa destinacione të reja që do të jenë pikat e nxehta të pushuesve për dekadën e ardhshme.
“Në kohën e rënies së komunizmit në vitin 1992, nuk kishte shumë turizëm në këtë vend, por 20 vjet më vonë, turizmi ka filluar të marrë udhë në mënyrë të qëndrueshme. Shqipëria, një vend me tri zona të mbrojtura nga UNESCO, vendi i maleve dhe kodrave të thepisura, vendi i fortesave të vjetra apo detit të mrekullueshëm. Njerëzit në botë tashmë kanë nisur ta shikojnë Shqipërinë si një destinacion për pushimet e tyre. Shqipëria ka në plan për të kthyer një ish-bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në një atraksion turistik”, shkruhet në portalin britanik.
Gjithashtu “Holidays please” thotë se Shqipëria është për ata njerëz që kanë ndjenjë dhe shpirt aventurier dhe duan të zbulojnë vende unike.
Përvec Shqipërës, në këtë list vendesh të sugjeruara, janë edhe Angola, Mongolia etj.