Përse është 23 Prilli Dita Botërore e Librit?
Data 23 prill është përzgjedhur të jetë dita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autoriale. Kjo datë ka një kuptim simbolik për letërsinë.
Në 23 prill të vitit 1616 janë ndarë nga jeta William Shekspir, që konsiderohet shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe Miguel Servantes, autor i librit Don Kishoti i Mançës, që cilësohet si vepra më e përkthyernë botë.
Kjo datë është një thirje për të rritur rrespektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.
Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, aktivitete në Fakultetin Histori – Filologji
Fakulteti Histori – Filologji në Tiranë ishte qendra e aktiviteteve të kësaj dite. Fakulteti organizoi një sërë aktivitetesh si promovime librash, tryeza debati, përkujtimore për autorë të shquar dhe panaire që u shtrinë përgjatë 8 orëve. Veç panairit ku morën pjesë 17 shtëpi botuese u prezantuan dhe botime nga departamentet e Gjeografisë, Letërsisë dhe 5 botime nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit.
Promovime nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit
Revista “studime albanologjike (gazetaria)- “Diversiteti kulturor në media”
“Media në demokratizim” – Grup autorësh
“Gazetaria shqiptare në tranzicion”, autore Jonila Godole
“Menaxhimi i krizës në median e shkruar”, autor Sami Neza
“Ekonomia e medias”, autor Gilian Doyle