Përkufizimi për LGBT në fjalorin japonez merr kritika
Foto: Twitter
Pas botimit të parë në vitin 1955, fjalori japonez nga shtëpia botuese “Iwanami Shoten Kojien” është kthyer në një ndër fjalorët më të përdorur në Japoni. Që prej vitit 1998 fjalori iu nënshtrua një përditësimi të informacionit për një cikël 10 vjeçar, kështu që botimi i vëllimit të shtatë të këtij fjalori përbën një nga lajmet më të bujshme për linguistët dhe shoqërinë japoneze në tërësi.
Gjithsesi, në vetëm disa ditë pas botimit të tij kritika janë ngritur ndaj disa përkufizimeve të paraqitur në fjalor. Një term që iu bashkangjit këtij vëllimi është shkurtimi LGBT. Mënyra e përkufizimit të këtij termi është cilësuar si kontroverse në sytë e shumë linguistëve. Ja si është përkufizuar termi:
“Njerëz me një orientim seksual ndryshe nga maxhoranca…”. Kritikët thonë se në termin LGBT që nënkupton lezbike, gej, biseksuale dhe transgjinor, tre komponentët e parë lidhen me orientimin seksual kurse shkronja “T” që qëndron për transgjinorët i referohet identitetit gjinor të një individi.
Me qenë se fjalori i Kojien gëzon prestigj në qarqet akademike dhe profesionale, përkufizimet e fjalorit kanë potencialin për të ndikuar tek edukatorët, akademikët, studentët dhe njerëz të biznesit etj, në mënyrën si i interpretojnë fjalët. Profesori i Universitetit të Kanazawa, Takeyoshi Iwamoto shprehu shqetësimin e tij për mungesën në përkufizimin e termit LGBT, duke i bërë thirrje shtëpisë botuese që ta ripërkufizojë me konsulencë nga ekspertë të fushës për komunitetin LGBT.
Momentalisht fjalori ka publikuar një deklaratë zyrtare duke shprehur se është në dijeni të kritikave të ngritura dhe po zhvillohen diskutime të brendshme për rishikimin e përkufizimit./k.m/
Burimi: Japan Today