Nudo e pacensuruar e para 2000 viteve zbulohet në rrënojet e Pompei
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2018/11/10514080-3x2-700x467.jpg)
Një afresk i lashtë që përshkruan një skenë erotike nga miti grek “Leda dhe Mjellma” është zbuluar në parkun arkeologjik të Pompeit në Italinë qendrore.
Vepra artistike portretizon kryeperëndinë greke Zeus – ose Jupiterin në mitologjinë romake – duke marrë formën e një mjellme për të joshur mbretëreshën spartane Leda, bashkëshorten e Mbretit Tyndareus.
Afresku u zbulua të premten në zonën Regio V të Pompeit, qytetit të lashtë të shkatërruar gjatë shpërthimit të vullkanit Vezuv në vitin 79 e.s. Afresku paraqitet në gjendje shumë të mirë, i konservuar nga shtresat e hirit që e mbuluan pas shpërthimit vullkanik.
Së bashku me veprat të tjera erotike të mitologjisë klasike, skena e “Ledës dhe Mjellmës” ishte nga më populloret në mesin e Pompeianëve të shekullit të parë, sipas webfaqes zyrtare të parkut.
Miti gjithashtu ka frymëzuar disa nga artistët dhe poetët më të famshëm gjatë shekujve, duke përfshirë Leonardo da Vinçin dhe Mikelanxhelon. / k.j