Nërron jetë ikona gej e Hollivudit
Aktori i famshëm i Holivudit në vitet ’50, Tab Hunter ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.
Partneri i Hunter për më shumë se tre dekada, Allan Glaser, tha se aktori vdiq të dielën në Santa Barbara County të Kalifornisë, në shtëpi nga një mpiksje e gjakut në këmbën e tij që çoi në arrest kardiak.
Glaser e përshkroi vdekjen e Hunter si “të papritur dhe shokuese “.
Vdekja e aktorit u njoftua fillimisht në faqen e tij në Facebook: “Tab ndërroi jetë sot tre ditë para datëlindes së tij të 87-të,” shkruhej në postim. “Ju lutemi nderoni kujtimin e tij duke thënë një lutje në emër të tij. Ai do ta pëlqente këtë. “
Hunter arriti majat e suksesit në vitet 1950, ku luante në filmat e njohur si “Battle Cry” (1955), “Vajza që la pas” (1956), “Burning Hills” (1956) dhe “Damn Yankees” (1958).
Në shtyp, Hunter raportohej se kishte lidhje me yjet e Hollivudit si Natalie Wood dhe Debbie Reynolds.
Por, siç zbuloi më vonë në librin e tij të vitit 2005, “Tab Hunter Confidential: Making of a Movie Star”, ai aktualisht mbante një marrëdhënie sekrete afatgjatë me aktorin e “Psycho”, Anthony Perkins.