Ndarja e çmimeve Oscar, “Green Book” filmi më i mirë

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Los Anxhelos ceremonia e 91-të e ndarjes së çmimeve Oscar. Në eventin më të madh të vitit përsa i përket kinematografisë botërore, nuk munguan as këtë surprizat përsa i përket fituesve. Pretendent kryesor përsa i përket numrit të nominimeve ishte filmi ‘Roma’, i cili nuk arriti të triumfojë, pasi filmi më i mirë u shpall ‘Green Book’ i regjisorit Peter Farrelly. ‘Roma’ arriti të fitojë çmimin e regjisorit më të mirë me Alfonso Cuaron
Ramy Malek, i ‘Bohemian Rhapsody’ dhe Olivia Cuaron i ‘La Favourite’, kanë fituar çmimin e aktorëve më të mirë protagonist, ndërsa
Lady Gaga, e nominuar dhe në kategorinë e protagonistes, arriti të fitojë Oscarin për këngën më të mirë me ‘Shallow’.
Edhe pse fituesi i mbrëmjes ishte i papritur, duket se historia e një miqësie mes një afro-amerikani dhe një italo-amerikani treguar në ‘Green Book’, përputhej tërësisht me mbrëmjen e çmimeve Oscar, duke sjellë diskutime për miqësinë, vëllazërinë, racizmin dhe diversitetin. Filmi ‘Green Book’ fitoi edhe Oscarin për aktorin më të mirë jo protagonist me Mahershala Ali.
Më poshtë lista e plotë e fituesve:
- Filmi më i mirë: Green Book
- Skenari më i mirë origjinal: Green Book (Nick Vallelonga, Brian Currie dhe Peter Farrelly)
- Skenari i përshtatur: BlackkKlansman (Charlie Wachtel, DAvid Rabinowitz, Kevin Wilmott dhe Spike Lee)
- Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron
- Aktorja më e mirë në rol kryesor: Olivia Colman
- Aktori më i mirë në rol kryesor: Rami Malek
- Aktorja më e mirë në rol dytësor: Regina King (If Beale Street Could Talk)
- Kostumografia: Black Panther (Ruth Carter)
- Dizajn produksioni: Black Panther (Hannah Beachler dhe Jay Hart)
- Makijazhi dhe stili flokëve: Vice (Greg Cannom, Kate Biscoe dhe Patricia DeHaney)
- Kinematografia: Roma (Alfonso Cuaron)
- Editimi filmik: Bohemian Rhapsody (John Ottman)
- Kënga origjinale: Shallow
- Editimi i zërit: Bohemian Rhapsody (John Warhurst dhe Nia Hartstone)
- Miksimi i zërit: Bohemian Rhapsody (Paul Massey, Tim Cavagin dhe John Casali)
- Efektet vizuale: First Man (Paul Lambert, Ian Hunter, Tristan Myles dhe J.D. Schwalm)
- Filmi i shkurtër i animuar: Bao
- Filmi i animuar: Spider-Man: Into the Spider-verse
- Filmi i shkurtër dokumentar: Period. End of Sentence.
- Filmi më i mirë dokumentar: Free Solo
- Filmi i shkurtër (live action): Skin
- Filmi i huaj më i mirë: Roma (Meksikë)
- Aktori më i mirë në rol dytësor: Mahershala Ali, Green Book
- Kolona zanore: Black Panther (Ludwig Goransson)
/k.j