Ndahet nga jeta Virna Lisi
Virna Lisi, aktorja legjendare e kinemasë italiane u shua këtë të enjte në moshën 78 vjeçare. Lisi është vlerësuar si një prej aktoreve më të mëdha të kinemasë italiane.
Virna Lisi vqid si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme. Më 8 nëntor ajo kishte festuar ditëlindjen e saj të fundit, tepër e hidhur për shkak se ishte hera e parë që në krah nuk kishte bashkëshortin Franco Pesci i cili u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare në Shtator të vitit të kaluar.
Deri vonë ajo ka luajtur në filma dhe teatro duke mos iu dorëzuar moshës. Por megjithatë, ajo nuk e rimori dot veten pas vdekjes së të shoqit, Franco Pesci, i cili ndërroi jete një vit më parë pas, pas 53 vitesh martesë së bashku.