Muzikantët e rrugës në Tiranë (Fotogaleri)
Ky foto reportazh i realizuar nga Ivana Dervishi, BIRN Albania, tregon anën “artistike” të Tiranës së zhurmshme.
Një grup muzikantësh të të gjitha moshave kanë rrokur rrugët e kryeqytetit për të servirur një tingull të bukur muzikor veç zhurmës së makinave, në këmbim të disa parave xhepi.
/reporter.al
Një djalë i ri luan muzikë me violinë te shëtitorja ‘Lasgush Poradeci’ përgjatë Liqenit Artificial, Tiranë, Shqipëri.
Një burrë luan muzikë me gajde në zonën përreth Liqenit Artificial të Tiranës
Një burrë me çantën e kitarës në krah ecën në zonën e Parkut Rinia pasi ka përfunduar së luajturi muzikë te Pedonalja.
Një violiniste luan muzikë në rrugën e Pedonales për të fituar disa qindarka, Tiranë, Shqipëri.
Një djalë ecën pranë godinës së Kuvendit me një firzamonikë në krahë, Tiranë, Shqipëri
Një burrë luan në fizarmonikë në trotuarin përballë Kishës Ortodokse, Tiranë, Shqipëri
Një burrë i bie fyellit për disa qindarka në urën e Shallvareve, Tiranë, Shqipëri