Muzeu Arkeologjik në Durrës, për herë të parë i aksesueshëm nga personat e verbër
Muzeu Arkeologjik i Durrësit, ka bërë të mundur për herë të parë, që vizitorë të tij të jenë edhe personat e verbër. 27 artefakte dhe objekte të përzgjedhura nga koleksioni i këtij muzeu, çelën ekspozitën “Pa dritë” ku u vizituan nga personat e verbër.
Objektivi kryesor i çeljes së kësaj ekspozite është t’u ofrojë personave me nevoja të veçanta shqisore, një mundësi për të njohur nga afër me vlerat arkeologjike të qytetit.
Çdo objekt në këtë ekpozitë shoqërohet me një shënim shpjegues të shkruar nē alfabetin brail, në mënyrë që të përcillet edhe tek personat që nuk mund t’i shohin.
Personat e verbër, këtë herë u bënë udhërrëfyes të vizitorëve në një dhomë të errët ku u shpjeguan rëndësinë e objekteve të ekspozuara. Ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur për një periudhë të gjatë do t’u ofrojë mundësi njohjeje me një pjesë të trashëgimisë arkeologjike, personave me aftësi të veçanta. /m.g
Burimi: Shqiptarja.com