Miratohet propozimi, Kosova shumë pranë antarësimit në UNESCO
Në votimin e mbajtur sot në mbledhjen e bordit ekzekutiv të UNESCO, Kosova ka marrë miratimin e 27 shteteve , 14 shtete kanë qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar.
Propozimi u bë nga Shqipëria, Gjermania dhe Britania. Ky votim i hap rrugë Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s që të votojë në fillim të nëntorit anëtarësimin e Kosovës.
Lajmin zyrtarisht e ka konfirmuar edhe Hashim Thaçi, i cili po qëndron në UNESCO. “Bordi ekzekutiv i UNESCOs, sapo e rekomandoi Republikën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO me 27 vota për 14 kundër dhe 14 abstenime”, ka shkruar Thaçi në Tëitter.
Pranimi i propozimit per te futur Kosovën ne agjendën per anëtarësim me UNESKO është përshëndetur dhe nga presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa dhe zyrtare te tjerë te larte te BE-se.
UNESCO është një organizatë që merret me nxitjen e paqes e bashkëpunimit dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në botë.
/l.k./