Mendimi i parë i bukur për këtë të martë, 5 maj, është për fëmijët që përzgjidheshin çdo vit për të nderuar në varrezat e dëshmorëve.
Solemniteti ishte aq i forte, saqë të pushtuar nga frika, por edhe nga magjia e ceremonisë, ata nuk e lexonin fare emrin e dëshmorit, pranë varrit të të cilit caktoheshin për të qëndruar me grushtin e bashkuar, e me trupin gati-tu.
Sekuenca gati subliminale e nderimit “Vdekje Fashizmit/Liri Popullit” ishte e atillë që fëmijët e viteve ’80-të, si pa kuptuar, besuan se, që populli të jetë i lirë, duhet që më parë të vdesë fashizmi: Vdekje e fashizmit (pastaj) Liri Popullit.
Atë që nuk e mësuan kur ishim fëmijë, e mësuan gjatë adoleshencës në vitet ’90-të dhe gjatë viteve të pjekurisë që vazhduan më pas. Çfarë mësuan ishte që, jo vetëm që vdekja e atij fashizmi nuk solli liri për të gjithë popujt, por se liria e popullit u kanoskërka në mënyrë të përsëritur dhe ciklike edhe nga forma të tjera totalitare.
Fëmijët që qëndronin në cepat e varreve të dëshmorëve jetojnë sot në Shqipërinë e padrejtë, që një grushti të vogël u ka dhënë gjithçka, dhe gjithë pjesës tjetër i ka marrë gjithçka. Ndaj sot në 5 maj le të kujtojmë më totalitaren formë nga të gjitha regjimet në histori, ajo është: pamundësia absolute për ta përfytyruar lirinë.
Fëmijët e dikurshëm me shallin e kuq në cepat e varreve hijerëndë, janë sot burrat edhe gratë e Shqipërisë të cilëve u kemi borxh të kaluarën. Por edhe të ardhmen…