Mendimi i parë i bukur, për këtë të hënë, 11 maj, kur starton edhe java e paradës në Tiranë, është për fshehtësinë…
Ajo mund të ketë formën e mëposhtme:
Pa fjalë do pranoja,
në mes shiut, të më lagë
do dilja nga kuti e kartonit
…që më mbron poshtë strehës
Dal nga ajo kuti, nese do
Le të plevitosem, s’ka gjë
lakuriq të turpërohem
…pse jo?!
Të dal më mirë,
Fundja ftohtë është
Edhe poshtë strehës
…së paragjykimeve të tua!
Do dal, do guxoj, do mbështillem pastaj
Me trupin e pemës
Kartoni, thua
…do më mungojë?!
Mund të përgjërohem
Para këmbëve të tua
Edhe këtë mund ta bëj
… se mes shiut e teje do duhet të zgjedh!
Apo të qëndroj
Në kutinë që kohës i reziston
Lakuriqësinë më fsheh
…nga sytë e tu të verbër?!
Prit, prit edhe pak
Le të bëjmë një pakt
Të dy mirë të ndihemi
…si thua?!
Kutinë mund ta hedh, të dal
Pemën mos e shtrëngoj
Ta injoroj
…rrugën të kapërcej!
Shiu le të bjerë
Unë le të bëhem qull
Do dilje pastaj ti nga kutia jote
…vallë?!