Lady Gaga dhe synimi saj i 2021 për fondacionin ‘Born This Way’ është të krijojë degë në gjithë botën e pazhvilluar.

Stefani Joanne Angelina Germanotta, e njohur profesionalisht si Lady Gaga, ka marr një peshë të madhe mbi supe. Këngëtarja e guximshme, fituese e çmimeve OSCAR dhe GRAMMY, prej kohësh ka ngritur Fondacionin: ‘’Born This Way’’. Fondacioni Born This Way është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2012 nga artistja dhe aktivistja Amerikane Lady Gaga që do të thotë ‘Lindur Në Këtë Mënyrë’. Këngëtarja ia ka besuar të ëmës, Cynthia Germanotta drejtimin e fondacionit që vepron për të advokuar dhe mbrojtur të drejtat e komunitetit LBGTIQ por jo vetëm. Ajo ngriti një fushatë në linjën e saj të produkteve kozmetike ‘HAUS LABORATORIES’ ku me anë të një klipi përqafon diversitetin dhe jep mesazhin se bukuria është mënyra sesi çdo njeri sheh vetveten e tij. Gjithashtu në blerjet e fundvitit në çdo blerje, një përqindje shkon për fondacionin e saj, ‘Lindur në Këtë Mënyrë’, ku shihen modelë transgjinorë, të rracave të ndryshme dhe gay për të promovuar linjat e saj të make up-it.

Por jo vetëm kaq, ajo përdori databazën e saj të fansave për të mbështetur Joe Biden, dhe u shfaq pranë tij si imazhi fushatës duke sulmuar Trump si presidentin që ka bërë më pak për të drejtat e njeriut në historinë e Amerikës, dhe ka bullizuar personat që janë gay. Lady Gaga dhe e ëma gjatë një interviste së fundmi për ‘Good morning America’’ thanë se ëndërrojnë ta zgjerojnë fondacionin Born This Way, jashtë SHBA-ve, ‘Aty ku të jesh ndryshe dhe të jesh vetvetja është krim dhe si në diktaturë paragjykohesh ende nga shoqëria.’ – shtoi aktivistja 33- vjeçare.

Lady Gaga tha se një ndër arsyet e forta përse përkrahu Joe Biden, është se kishte marr fjalën e tij, për të ndërthurur fondacionin e saj me programe shtetërore si dhe politika pro lgbtiq dhe më shumë mbrojte për komunitetin në shtete konservatore në Amerikë si në Missisipi. Fondacioni Born This Way, i Lady Gaga-s ka qënë shumë aktiv përgjatë pandemisë duke bërë fushata për ndalimin e bullizmit në shkolla, duke ofruar shërbim psikologjik falas, apo dhe duke folur hapur në Instagramin e saj me miliona ndjekës për rëndësinë e shëndetit mendor.
Lady Gaga është duke mbledhur fonde për të zgjeruar programet e saj. Lady Gaga dhe Lamborghini bashkëpunuan për të mbështetur ata që janë prekur nga pandemia globale përmes një fushate bamirësie që do të mbledhë fonde dhe ndërgjegjësim për organizata të ndryshme duke ndihmuar komunitetet të ndikuara në mënyrë disproporcionale nga pandemia. Pjesëmarrësit do të kenë shansin të zotërojnë një pjesë të historisë së kulturës pop duke fituar Lamborghini Huracán EVO RED që u përdor në videoklipin më të ri të Lady Gaga-s “911”. Fondet e gjeneruara nga lotaritë do të mbështesin Fondacionin Born This Way të Lady Gaga i cili promovon mirëqenien e të rinjve dhe punon me ta për të krijuar një botë më të butë dhe më të guximshme si dhe lidh komunitetet e margjinalizuara me burimet.

Kujtojmë se Lady Gaga, ka fituar disa çmime për të drejtat e njeriut si një aktiviste e guximshme. Ndër to mund të kujtojmë një koncert që ajo mbajti në Rusi, duke i ftuar të gjithë komunitetin dhe duke bërë thirrje të tilla si: ‘Të gjithë mund të jeni sot vetvetja, nuk më intereson nëse jeni gay, lezbi, apo trans, ju jeni të lirë sot këtu në recitalin tim në Moskë, më arresto nënë Rusia, a do më arrestoje mua në emër të lirisë?’ – tha ajo përpara mijëra fansave rus. Që nga ai moment ajo ka marr ‘ban’ për të hyr në shtetin rus dhe rrezikoi të arrestohej asokohe.

Përgatiti materialin: Arlis Alikaj.