Kompania e lodrave që qëndron pas Barbie-t shpreson rrisë standardet për përfshirje me një linjë kukullash neutrale përsa i përket gjinisë.
Të mërkurën, kompania Mattel zbuloi një linjë të re kukullash “për të larguar etiketimet dhe për të ftuar të gjithë [fëmijët].”
Secila prej kukullave, e cila do të shitet për 29,99 dollarë, vjen me flokë të shkurtër dhe paruke të gjata të përfshira në paketim, gjashtë artikuj veshjesh, tre palë këpucë dhe aksesorë që përdoren nga të dyja gjinitë.
Fëmijët mund të përziejnë dhe kombinojnë rrobat tradicionale “mashkullore” dhe “femërore”. Ideja është që fëmijët të vendosin si të veshin vetë kukullat dhe të qetësojnë shqetësimet e prindërve për stereotipizimin gjinor në kutinë e lodrave.

Burimi: Euronews
Burimi i fotos: Mattel