Kujt ju dedikua kënga fituese e FIK?
Mal Retkoceri fitoi çmimin e parë në Festivalin e RTSH-së këtë vit. Për të 62-tin vit u mbaj festivali i këngës, me anë të së cilit Shqipëria nxjerr fituesin e vet për në Eurovizion. Përgjatë gjithë këtyre viteve festivali ka kaluar censurën komuniste, demokracinë, e tendencat kulturore nga më të ndryshmet.
Këtë vit konkuruan këngëtarë nga zërat e njohur të skenës muzikore e deri tek artistët e rinj. Një ndër ta ishte edhe Mal Retkoceri me këngën ‘’Çmendur’’, e cila me një ritëm pak rrok, pak pop e alernativ i flet dashurisë.
Silleshe sikur një engjull;
Por doje t’me shije t’çmendur;
Tash je bosh edhe vetëm;
Shiko tash kush ështe çmendur;
Çka është kjo?
Duket si Show!
Koha thot t’verteten;
Nuk ke ku shpeton;
Eshtë faji im?!
Me le fajtor!
Me the:”do te shkatërroj”
Më bëre më te fort!
T’gjithe do ta din-Koha tregon!
Kush isha unë dhe ti;
T’gjithe do ta kuptojn.
Shikom tani, t’plas inati;
Giithmone ishe dhe do jesh
ASKUSHI pa mua ti!!!
Humba vite tuj mendu me t’dasht ty;
At koh un kurr nuk muj me ma e kthy;
Kurrë nuk do ta harroj;
Githmone po ta maj n’mend;
Si u mundove mem’çmend!
Silleshe sikur një engjull;
Por doje t’mè shije t’çmendur;
Tash je bosh edhe vetem;
Shiko tash kush është çmendur;
Tash je bosh edhe vetëm;
Shiko tash kush është çmendur;
Te ngrita lart;
Me le në balt;
Nuk kam dyshim se ishe vet ai DJALL!
Kujtimet do jen gjithmone aty;
Si jam trajtuar çoo dit e çdo nat nga ty!
Kishe kontroll, ktë e pranoj!
Po s’jam më ne hijen tènde;
Tash qesh e këndoj;
Askush nuk do të mbaj më mend;
Nuk je askushi pa mua;
Tani je tu u ÇMEND!
Në vorbullën mediatike për cilësinë e këngës e talentin e Mal-it, duhet vlerësuar që kënga fituese e festivalit me votat e jurisë profesioniste, është krijuar në tekst, muzikë dhe orkestim nga Mal-i. Megjithatë përtej kontekstit artistik, ne na ka rënë në vëmëndje edhe një moment tjetër gjatë një interviste për emisionin ‘’Pasditja Ime’’ të Gerta Gixharit në RTSH.
Kur moderatorja e pyet nëse personi të cilit ja dedikon, është personi zemrës. Mal konfirmon me ‘’Po’’.
Gixhari- Pra ke një vajzë, ja dedikon një vajze?
Mal Retkoceri- Nuk e di, unë thashë veç person. Nuk thashë gjini.
Pa dashur të ndalemi te paaftësia e moderatores për gjithëpërfshirje të orientimeve seksuale. Ky moment ku këngëtari as nuk mohon e as nuk pohon dedikimin e këngës së tij është shumë i rëndësishëm. Për të kuptuar e vlerësuar sensin e diversitetit dhe njohjes së mardhënieve të ndryshme që ekzistojnë. Dasurinë e dhimbjen e të cilave artisti e shpreh nepërmjet këngës. Vlerë të shtuar merr ky fakt, duke qenë se kjo këngë është fituesja e çmimit të parë të festivalit të dhjetorit.
Ndryshe nga 52 vite më parë, ku në festivalin e 11-të famëkeq, shumë artistë u burgosën dhe dënuan me vdekje vetëm se i kënduan dashurisë duke devijuar pak nga rryma artistike e kohës, shohim që Shqipëria ka një skenë artistike më pranuese.
Historia Ime, merr iniciativën për të vlerësuar e përgëzuar këngëtarin Mal Retkoceri për fitoren, e për gjithëpërfshirjen në këngën e tij.
Por me këtë artikull nuk po vemë në gojën e Mal Retkocerit fjalë të pathëna, as nuk po shpallim orintimin e tij seksual. Pasi edhe teksti i këngës vetvetiu nuk le vënd për interpretime në asnjë rresht të saj, mbi një marrdhënie tijën të së njejtës gjini.
Thënë kjo, gëzuar festat dhe dëgjoni muzikë të mirë!