Kompania Gillete dhe fushata e saj kundër perceptimit toksik mbi burrërinë
Kompania Gillete ka publikuar ditën e djeshme një fushatë të re marketingu dhe në reklamën e parë të kësaj fushate, paraqitet një djalë transgjinor i cili mëson prej babait të tij si të rruaj mjekrën.
Në reklamë kundërshtohen stereotipet toksike mbi burrërinë, të cilat ushqehen me shprehje të tipit “djemtë do jenë djem” (boys will be boys).
Fushata e reklamimit përpos afrimit me një grup të ri konsumatorësh, synon të nis dhe një kulturë të re të të bërit të reklamës.
Mesazhi i reklamës është: “Kudo, kurdo, sido të ndodhë, rruajtja e mjekrrës për herë të parë është një moment special.”
Në vitin e shkuar Gillete ishte një nga kompanitë e vetme e cila menjëherë ndryshoi politikat e saj të reklamimit pas nisjes së fushatës #MeToo. Ata po përpiqen të promovojnë vlerat e vërteta të burrave në shoqëri dhe burrërinë ‘pozitive’.
Më poshtë reklama e plotë: