Edhe pse na ndajnë ende disa muaj nga Festivali Europian i këngës, ekzaltimi i fansave duket se ka nisur para kohe.
Franca, një nga 5 shtetet e mëdha finaliste, ka zgjedhur Bilal Hassanin me këngën Roi (Mbret) për tu përfaqësuar në Eurovizion. Në një emision ku fituesi zgjidhet nga votat e publikut, Bilal arriti të triumfojë pavarësisht konkurencës dhe afërsisë në pikë me vendin e dytë.
E veçanta e kësaj përzgjedhjeje, është se Bilal është një 19 vjeçar francez, me origjinë nga Maroku, i cili nga fama e kanalit të tij në Youtube ku ka 800.000 ndjekës, po përgatitet të ngjitet në skenën e festivalit europian, që ndiqet nga mbi 200 milionë spektatorë.
Kënga e tij e titulluar Mbret, flet për eksperiencën e tij me pranimin e vetes dhe për rëndësinë që ka të qënurit vetvetja në shoqëri.
Ai sot e identifikon veten si queer dhe përpiqet prej vitesh të luftojnë normat e shoqërisë mbi konceptet e krijuara për identitetin gjinor.
Një ish pjesëmarrës i konkursit Voice Kids, Bilal u duartrokit nga publiku pasi këndoi këngën ‘Rise like a phoenix’ të Conchita Wurst, mbretëresha drag e cila fitoi Eurovizionin në vitin 2014.
Vlen për tu përmendur fakti se një pjesë e rëndësishme e publikut të Eurovizon, janë individë të komunitetit LGBTI+, për shkak të diversitetit që ky festival promovon. Edicioni i këtij viti, pritet të mbahet në Tel Aviv, pasi përfaqësuesja e Izraelit fitoi festivalin e vjetshëm e, këngën e titulluar ”I’m not your toy”./k.j