Kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri – Kosovë
Kalendari i përbashkët kulturor nisi menjëherë në datën 14 shkurt në Prishtinë, me ekspozitën e fototekës “Marubi”, në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës, “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”. Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin edhe ministrat Kumbaro dhe Krasniqi.
Të dyja ministritë propozojnë aktivitetet kulturore (duke marrë propozime nga institucionet përkatëse), koordinojnë dhe marrin përsipër detyrimet financiare që lidhen me zbatimin e aktiviteteve. Protokolli i bashkëpunimit u lidh për një periudhë katërvjeçare dhe propozon aktivitetet kulturore çdo fillimviti.
Për të lexuar më shumë: http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/kalendari-i-perbashket-kulturor-shqiperi-kosove&page=10
Për të hapur kalendarin: http://issuu.com/min_kultures/docs/2014.09.05_kalendari_i_p__rbashk__t/1?e=11577616/9198134