Me situatën e krijuar nga pandemia aktuale e Covid19, shumë persona në vende të ndryshme të botës janë detyruar të izolohen në shtëpitë e tyre, me gjendjen e emergjencës së shpallur zyrtarisht dhe kufijtë e shumicës së shteteve perëndimore të mbyllura për udhëtarët.
Një nga kompanitë me fitimin më të madh nga situata e pandemisë, nga të paktat që shënuan rritje pozitive të të ardhurave të tyre është shërbimi i shpërndarjes dhe transmetimit të produksioneve televizive, Netflix.
Me një listë të shtuar klasikësh, produksionesh origjinale dhe seriale televizive e filma fitues të shumë çmimeve, ju paraqesim në vijim listën e 10 filmave dhe serialeve më të ndjekura në Netflix.
Në vendin e parë me më shumë shikues gjatë javës që lamë pas, rezuton Spenser Confidential, një film aksion-komedi, produksion origjinal i Netflix me aktor në rolin kryesor Mark Walberg.
Në vijim të listës, renditen një përzierje mes komedive romantike, filmave për fëmijë dhe thriller të lënë jashtë vëmendjes si në rastin e Outbreak, e cila pas publikimit në vitin 1995, nuk njohu kurrë sukses deri në momentin kur koronavirusi na detyroi të mbyllemi në shtëpi.
Filmi Freaks renditet në vendin e dytë, një thriller i vitit 2018 që rrëfen historinë e një vajze të re telepatike e cila ka jetuar gjithnjë e izoluar nga bota.
Në vendin e tretë Space Jam Angry Birds 2, produksion i animuar për fëmijë.
Outbreak renditet në vendin e katërt. Një thriller i vitit 1994 me aktor kryesor Dustin Hoffman dhe Cuba Gooding Jr., flet për një situatë të ngjashme me atë ku po jetojmë, ku një virus i ri dhe i rrezikshëm kërcënon botën pasi zhduku një qytet të tërë në Kaliforni.
Më pas renditet Life As We Know It, një nga komeditë romantike më të ndjekura në platformë. Në vendin e gjashtë renditet një tjetër film i animuar, Kung Fu Panda 2 dhe lista plotësohet në vazhdim me Valentine’s Day, Pokemon: Mewtwo Strikes Back — Evolution dhe He’s Just Not That Into You.
Ndryshe nga shumë kompani të mëdha që rrezikojnë humbje kolosale të të ardhurave, aq sa flitet për një recension që mund të preki ekonominë botërore, kompani si Netflix po shohin një rritje dhe për interesin e investitorëve në tregun e aksioneve. Gjatë 6 muajve të fundit, vlera e Netflix në bursë u rrit me 6.68%.
![](https://historiaime.al/wp-content/uploads/2020/03/Capturebhji.png)