Hoxha i gazetës DITA lehtësohet që nuk do vijë Konçita…
Mesa duket e kishte kapur paniku gazetarin e DITA, Ermir Hoxha nga vizita e mundshme e Konçitës në festivalin e RTSH. Lexoni se cfarë shkruan ai në DITA, në shënimin me titull “Kur të shijon zhgënjimi”…
Tek një vëllim me tregime izraelite, dalë në treg dhjetra vite më parë, ishte ndër të tjera dhe një tregim me në qendër banorët e një fshati, të cilët, një ditë prej ditësh, vendosin të rrëzojnë një tren që udhëtonte ca pak larg tyre, vetëm e vetëm që bota të fliste për ta, nëpërmjet tragjedisë së trenit. Vetëm për një rast të ngjashëm do ia vlente ardhja e Konçitës tek ne, kur pra, të ishin aq të harruar, aq të vetmuar, aq të izoluar nga bota, se do e bënim hasha që fije dinjiteti që do të kishim, për të pranuar mes nesh çun/gocën në fjalë. Lajmi që ajo nuk vjen, është quajtur si zhgënjim dhe, fakti që kjo fjalë është futur në thonjëza, është tejet kuptimplotë. Eshtë zhgënjimi më i bukur që mund t`i ndodhë një shoqërie!