HARP- Hapësira e Arteve Publike/ Artet publike në Tiranë
Platforma HARP, krijuar nga Ekphrasis Studio, është pjesë e projektit “Pjesëmarrja e Komuniteteve të Tiranës në Artet Publike dhe Politikat” mbështetur nga UNESCO IFCD dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.
Në video-n e mëposhtme Blerina Berberi, pjesë e “Ekphrasis studio” flet për rëndësinë e arteve publike, platforma HARP si medium për të rritur ndërgjegjësimin rreth arteve në hapësirat publike dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm, duke nxitur pjesëmarrjen e komuniteteve në vendimmarrje në lidhje me artin.
Një projekt novator është dhe ai i hartëzimit të arteve publike në Tiranë, i aksesueshëm nga të gjithë.
/k.m/