Hapet galeria për viktimat e përdhunimit
Në një galeri në katin e katërt në Universitetin e Kansas, pranë kampusit studentor një instalacion artistik është hapur për viktimat e përdhunimit. Përqasja ndaj tematikës është ajo që ka ngjallur kureshtje për vizitorët pasi në të janë ekspozuar rrobat që kanë pasur të veshur këto viktima.
Instalacioni kërkon të sfidojë mitin se dhuna seksuale shkaktohet nga veshja e personit.
‘’Ç’kishe veshur? ’’ është emri i instalacionit dhe ekspozon 18 veshje së bashku me 18 historitë personale të viktimave të përdhunimit. Këto veshje janë një imitim i veshjeve që kanë pasur të veshur viktimat kur janë përdhunuar, bazuar në përshkrimet e tyre.
‘’Ne dëshirojmë të shohim të reflektuar në këtë instalacion historitë njerëzore të viktimave të përdhunimit. Shpresojmë që kjo inciativë të ndërgjegjësojë njerëzit se dhuna seksuale dhe përdhinimi nuk ndikohen aspak nga mënyra se si viktima është veshur’’ shprehet Jen Brockman, kurator i instalacionit.
Historitë personale janë mbledhur nga studentët e Universitetit nëpërmjet fushatave në rrjetet sociale dhe qendrave të advokimit për viktimat e përdhunimit.
‘’Një fund të zi dhe bluze rozë,’’ shprehet njëra viktimë në përshkrimin e saj. ’’Ato ishin rrobat e shoqes sime me të cilën ndaja qiranë, ajo mi huazoi për takimin që kisha me këtë djalin. Isha shumë entuziaste. Vërtet e pëlqeja. Por gjërat shkuan ndryshe..’’
Disa prej veshjeve në instalacion janë rroba për fëmijë. Kuratori shprehet se shumë prej viktimave të përdhunimit ndanë historitë personale që iu kanë ndodhur që në vegjëli.
‘’Ne kemi pasur vizita nga shumë viktima të tjera të përdhunimit dhe na kanë ndarë përshtypjet e tyre me ne. Ata shprehen se shumë persona i pyesin se cfarë kishin veshur ditën e ndodhisë ’’. /k.m/
Burimi: Chicago Tribune