Hapet Akademia e Filmit dhe Televizionit në Ohër
Në qytetin e Ohrit, hapet për herë të parë Akademia e Filmit dhe Televizionit. Në njoftimin për shtyp, thuhet se kjo është realizuar pas bashkëpunimit me Shkollën e Filmit dhe Televizionit të Akademisë së Arteve në Pragë. Instituti nis kështu vitin e parë akademik 2015 – 2016.
Instituti do të ofrojë program 3-vjeçar në gjuhën angleze dhe është përshtatur në përputhje me standardet dhe traditën e gjatë të “FAMU” Pragë. Akademia e Arteve në Pragë, është akademia e pestë më e vjetër në botë. Në të janë shkolluar regjisorë dhe shkrimtarë të famshëm që kanë fituar çmime Oscar si Emir Kusturica, Milan Kundera, Vaclav Havel etj.
Instituti i Filmit në Ohër është institucion shkencor publik dhe ofron programe master në degët si Skenar filmi, Dramaturgji dhe Departamenti i prodhimit krijues.
Mësimdhënia në këtë Institut do të jetë në bashkëpunim me pedagog të FAMU në Pragë, duke iu dhënë mundësi studentëve të mësojnë nga më të mirët e fushës.
Kjo është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për studentët maqedonas, por për gjithë rajonin e Ballkanit duke qenë së programi ofrohet në anglisht.
Për të mësuar më shumë rreth Institutit, mund të informoheni në faqjen www.filmacademyohrid.com
/m.g