Goodbye my love Goodbye! Vdes këngëtari greko-egjiptian që i shpëtoi çensurës
Demis Roussos, këngëtari me baba grek dhe nënë egjiptiane i cili ishte ndër të paktët artistë të huaj që mundi t’i shpëtonte sitës së çensurës komuniste në Shqipëri në vitet ’80-të, vdiq në moshën 68 vjeçare.
Ai nisi të këndonte në vitet ’70-të fillimisht me një grup rock e më pas mundi të prodhojë disa këngë që i dhanë famë ndërkombëtare.
Ishte i dashur në Shqipëri sidomos në vitet ’80-të dhe ’90-të. Ai ishte një besimtar i devotshëm dhe ndjekës i Kishës greke. Ishte gjithashtu një personalitet i njohur në Amerikën Latine.
http://https://www.youtube.com/watch?v=x60jl547n6o