Gara mes E-Book dhe librit tradicional, kush fiton?
Print vs. Dixhital. Si do të jetë e ardhmja e librit? Gara mes teknologjisë dhe tradicionales tradicionales po bëhet më e fortë se kurrë në ditët tona.
Nga Lorin Kadiu
Gara mes teknologjisë dhe tradicionales tradicionales po bëhet më e fortë se kurrë në ditët tona. Muzika e shkarkueshme duket se e ka zevendesuar plotesisht CD-në. Dhe raundi i ardhshëm i betejës fillon.
Kush do te dale ne krye, Libri print apo E-book?
Të zgjedhësh se cilët libra duhen lexuar, apo cilët duhen marrë me vete gjatë udhëtimeve është bërë gjithmon e më e veshtirë vitet e fundit. Tani çështja nuk është më vetëm se çfarë të lexoj, por si? Ne leter, ne tablet, e-reader apo thjesht ne telefon.
Sipas një studimi të “PricewaterhouseCoopers” për tregun amerikan, në vitin 2017 shitjet e librit digjital do t’i kalojne ato të librit print.
Por nëse bëjmë një krahasim midis E-book dhe librit tradicional do të vëmë re se:
Nëse ke një e-book nuk është nevoja të ngarkohesh me libra të rëndë pasi ke gjithe bibloteken me vete kudo që shkon. Ne nje paisje, që është më e lehtë se një libër mesatar.
Por megjithë prakticitetin, një e-reader dihet që punon me bateri dhe nëse harroni ta karikoni do të ketë ditë që nuk do mundeni të lexoni asgjë.
Nëse ndjen lodhje të syve gjatë leximit, libri digjital të jep mundësinë të ndryshosh madhësinë e shkrimit dhe kontrastin e asaj që po lexon. Ndersa me librin print nuk ke mundësi tjetër veçse të ndërpresësh leximin.
Pavarsisht se cilin mbështesim në debatin “print vs. dixhital” një gjë është e qartë.
Asnjë nga të dyja nuk do të zhduket, kështu që nuk do të kemi nevojë të zgjedhim vetem njërën apo tjetrën mënyrë të lexuari.
Dhe në fund të fundit nuk ka rëndësi se ku lexojmë, në tablet në pc apo ne leter, për sa kohë vazhdojmë të lexojmë.