Fushata e elektrifikimit në komunizëm dhe ajo e “kanabizimit” sot, bashkë në një vepër arti
Një “street artist” me pseudonimin “Diversanti” ka realizuar në Tiranë veprën “Weed Nation”(Kanabizimi). Kjo murale sjell paralele mes fushatës së elektrifikimit gjatë regjimit komunist dhe asaj që autori e quan fushata e kanabizimit të Shqipërisë në vitin 2018.
Weed Nation – Kanabizimi/ Video: Historia Ime
Përshkrimi i plotë i veprës:
“Më 25 tetor 1975 përfundoi elektrifikimi i Shqipërisë. Në çdo shtëpi të të gjitha qyteteve e 2547 fshatrave të vendit, kishte hyrë llamba elektrike.
Propaganda komuniste fliste se ishim i pari shtet plotësisht i elektrifikuar në gjithë botën. Por në një vend historikisht të varfër e të prapambetur, të kishe rrymë në çdo shtëpi, ishte një revolucion për standardin e jetës. Por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e industrisë. Nën diktaturë, edhe lëvizja e popullsisë, edhe ekonomia ishin të centralizuara e të planifikuara.
Ndaj, pas 1990, liria politike solli edhe revolucionin demografik dhe ndryshimin rrënjësor të marrëdhënieve në prodhim. Por dhe shthurjen e rendit e kontrollit mbi territorin.
Viti 2018. Shqipëria e ditëve të sotme pothuajse me të njëjtin ritëm si në rastin e elektrifikimit të vendit para 40 vitesh po ndërmerr një fushatë të gjerë kanabizimi të vendit, në çdo fshat dhe cep të vendit!
Kanabisi po kthehet në një nga resurset më të eksportuara dhe pothuajse produkti kryesor i9 prodhimit vendas! Pavarësisht alarmit të ngritur nga qeveritë e vendeve të Europës dhe nga mediat e huaja dhe vendase për implikime të politikës dhe grupeve kriminale që e drejtojnë fushatën e mbjelljes dhe trafikun e kanabisit, asgjë konkrete nuk është bërë për parandalimin e trafikut. Shqipëria e sotme si për ironi te fatit vuan nga ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike por nuk ndalet në trafikun e drogës.”
/l.k./