“Fshirja”, instalacionet që sjellin në vëmendje të drejtën e pronës
Nën titullin “Fshirja-banimi në art”, ekspozita me instalacione audio-vizuale e disa artistëve të rinj u strehua në ambientet e Muzeut Kombëtar të Tiranës, mbrëmjen e 16 Dhjetorit. Ekspozita vjen si një thirrje për respektimin e të drejtës së pronës si një e drejtë bazë e një individi në çdo shoqëri.
“Fshirje” mori spunto nga ndodhi të realitetit shqiptar pasi trajton rastin e dëbimit nga autoritetet shtetërore të mbi 50 familjeve rome nga shtëpitë e tyre në një nga zonat e Tiranës. Ekspozita përcjell mesazhin e saj nëpërmjet thirrjeve të paraqitura në video-protesta, fytyra të mohuara dhe zhvlerësuara, të cilat nxjerrin në pah kërcënimin dhe zhvlerësimin që i bëhet urbanistikës në përgjithsi dhe pronës private në veçanti, nga trende dhe stile të reja arkitekturore.
Për më shumë klikoni këtu