Fotoreportazh: Panairi i 21 i librit “Tirana 2018”

Edicioni i 21 i Panairit të Librit “Tirana 2018” mblodhi së bashku 65 autorë dhe shtëpi botuese, të huaja dhe shqiptare. Ky edicion hapi dyert e tij për të gjithë lexuesit, studiuesit dhe dashamirësit e librit midis datave 14 deri në 18 nëntor. Mes shtëpish botuese të ndryshme nuk mund të mungonte dhe stenda e librit dixhital si një nga trendet më të fundit të ditëve të sotme. Bëhet fjalë për librarinë online “Bukinisti”.
“Bukinisti është libraria online më e madhe në Shqipëri, e cila është themeluar para dy vitesh. Është hera e parë që marrim pjesë në Panairin e librit” u shpreh një prej punonjësve pranë stendës së “Bukinisti”.
I mbajtur që prej vitit 1991 e tashmë një aktivitet traditë, në këtë fotoreportazh do të shihni foto nga ky edicioni i panairit të librit: