Fotografi zhvillon një “foto-duel” me vajzën e tij me sindromën Down, ajo fiton bindshëm
Sebastian Luczywo prej 5 vitesh punon si fotograf profesionist. Qëllimi i tij është të tregojë një histori me çdo foto, gjë që e bën shkëlqyeshëm e merr lëvdatat e njerëzve nga e gjitë bota.
Por kur vajza e tij 17-vjeçare Kaja u kthye nga një udhëtim me shkollën, me disa foto të shkrepura prej saj, ai kuptoi se ka ende shumë për të mësuar.
Ai e kuptoi se kishte të bënte me një fotografe të talentuar dhe vendosi të bëjë atë që çdo prind i mirë do të bënte.E sfidoi vajznën e tij në një “duel” fotografie të cilin ajo e fitoi bindshëm.
Sebastian nuk i kishte mësuar kurrë vajzës së tij si të bënte foto dhe ishte kurioz për mënyrën si ajo e shihte botën.
Ata i vendosën aparatet e tyre fotografikë në opsionin automatik dhe shkrepën fotot të të njëjtave objekte.
Por me rezultate shumë të ndryshme.
Sebastian shpreson që ky projekt ta ndihmojë vajzën e tij me sindromën”Down”. “Shpresoj që projektet tona të përbashkëta ta ndihmojnë Kajën të fitojë më shumë besim në të ardhmen”, ka thënë ai.
“Është e rëndësishme që Kaja të kuptojë se fotot e saj nuk po vlerësohen vetëm nga prindërit e saj”
/l.k./
/metro.co.uk