Fotogaleri: Eklipsi i hënës në Tiranë

Eklipsi i Hënës ishte i dukshëm në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai ka nisur në orën 5:41 minuta, maksimumi i eklipsit ka qenë në 6:12 minuta dhe ka përfunduar në 6:43 minuta.
Përveçse është e kuqe Hëna shfaqet më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.
Eklipsi hënor i ardhshëm (i pjesshëm) do të jetë më 16 korrik të 2019 dhe do të shihet edhe në vendin tonë. Ndërsa eklipsi i plotë i Hënës që do të shihet në të gjitha fazat e tij do të ndodhë 20 dhjetor 2029.
Në fotot e mëposhtme të shkrepura nga agjencia LSA, duket hëna e plotë dhe eklipsi në fazat e ndryshme të tij.