FOTO/ Banjat termale të Bënjës, atraksion i veçantë turistik, i lënë në harresë
Banjat termale dhe kurative të Bënjës, ndodhen vetëm 8 km larg qytetit të Përmetit. Kemi të bëjmë me burime kurative që dalin nga ujëra sulfurore subtermale.
Deri para viteve ’90, aty kanë funksionuar llixhat dhe shërbimet mjekësore për njerëzit, por sot gjithçka është e shkatërruar dhe lënë në dorë të natyrës.
Të bie në sy numri i konsiderueshëm i pushuesve aty, por ndryshe nga qytetet përreth, si Gjirokastra, Berati etj, në Bënjë ka pothuajse vetëm turistë shqiptarë. Ndoshta ka ardhur koha që Banjat e Bënjës të futen në turet e turistëve të huaj e të mos ngelen të harruara.

Ujërat kuruese me temperaturë 28 gradë, frekuentohen vetëm gjate verës nga pushues dhe persona me probleme te ndryshme shëndetësore.

Llixhat e Bënjës, janë ujera kurative me substance te shumta minerale qe shërbejnë si terapi për sëmundjet e lëkurës, stomakut, zorrëve dhe reumatizmes.