Fiton Eurovizionin Suedia, me një këngëtar të akuzuar si homofob
Måns Zelmerlöw nga Suedia fitoi edicionin e 60-të Festivalit Europian me këngën “Heroes” (Heronjtë). Në vend të dytë doli Rusia, ndërsa Italia me këngën Il Volo fitoi cmimin e tretë.
Eurovizioni ishte një zhgënjim për Elhaida Danin e cila grumbulloi vetëm 34 pikë nga 40 vende që merrnin pjesë në këtë event, ndonëse deri në momentin e fundit ishte një ndër pretendentet kryesore, të paktën nëpër sondazhe të ndryshme online.
Edhe pse Eurovizion njihet si një aktivitet miqësor me komunitetin LGBT fituesi i këtij viti, Måns Zelmerlöw ka qënë në qendër të kritikave pasi më herët ka bërë disa deklarata homofobike për të cilat kërkoi më pas ndjesë (KLIKO KETU).
http://https://www.youtube.com/watch?v=5sGOwFVUU0I
http://https://www.youtube.com/watch?v=fsH9iVaZSaA