Filmat fitues të DokuFest në Tiranë
Në kuadër të festave të nëntorit DokuFest në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë do të shfaqin një program të filmave fitues të disa kategorive të edicionit të fundit të festivalit në Tiranë.
Filmat që do të shfaqen janë: PËRQAFIMI nga Lulzim Guhelli – Fituesi i çmimit te publikut; DOMINO EFFECT nga Elwira Niewiera dhe Piotr Rosołowski – Fituesi i çmimit të dokumentarit ndërkombëtar; HESHTJE nga Bekim Guri – Fitues i garës kombëtare dhe EVAPORATING BORDERS nga Iva Radivojevic – fitues i garës së dokumentarit nga Ballkani.
Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Ministria e Kulturës së Shqipërisë sivjet mbështeti disa aktivitete të festivali DokuFest.
Muzeu Historik Kombëtar
27.11.2014 ora 20:00
28.11.2014 ora 19:00
Për më shumë: http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/filmat-fitues-te-dokufest-ne-tirane