Festivali i puthjeve (FOTO)
Nëse je i ri, i lirë dhe beqar (ose i dashuruar marrëzisht me partnerin) është koha më e përshtatshme të jesh në fshatin e vogël të Denpasarit, në ishullin e Balit. Çdo vit, një ditë pasi hindutë e Balit festojnë Ditën e Heshtjes, mijëra banorë mblidhen në rrugë për të marrë pjesë në një ritual puthjesh që njihet me emrin omed omedan. Pjesëmarrësit grumbullohen në qendër të fshatit për të festuar dhe për të puthur njëri-tjetrin, në një event që mendohet se sjell mbarësi dhe largon fatin e keq nga fshati.
Në rast se të rinjtë rrëmbehen më shumë seç duhet nga pasioni, priftërinjtë e fshatit i hedhin ujë për ta shuar. Në festival marrin pjesë persona të pamartuar të moshës 17-30 vjeç./ Top Channel