Festat me familjen?
Stina e festave shpesh portretiozohet si një kohë gëzimi, ngrohtësie dhe harmonie, ku familja mblidhet për të festuar. Dikush lindjen e Krishtit e dikush mbylljen e një viti për të pritur me festë të një të ri. Megjithatë, për shumë pjestarë të komunitetit LGBTQ+, kjo periudhë mund të jetë e mbushur me sfida, pasi ballafaqohen me realitetin e mungesës së pranimit dhe diskriminimit nga vetë familjet e tyre.
Edhe pse atmosfera është festive, shumë persona LGBTQ+ gjenden në mjedise familjare ku orientimi i tyre seksual apo identiteti i tyre gjinor nuk njihet as pranohet. Kjo mungesë pranimi mund të shkaktojë ndjenjën e izolimit dhe një mungesë ndjenje të mos-përfshirjes në biseda e aktivitete.
Për ata që ende nuk kanë dale hapur tek familja, sezoni i festave mund të jetë shkëndijë për grindje apo sherre. Frika nga rrethimi dhe reagimet negative të mundshme mund të shkaktojë një ankth të thellë, duke bërë të vështirë pjesëmarrjen në festat e fundvitit. Përgjegjësia e fshehjes së identitetit mund të jetë e lodhshme emocionalisht dhe të denigron kënaqësinë që festat duhet të sjellin.
Edhe në familjet ku individët LGBTQ+ kanë bërë daljen hapur, sezoni i festave mund të sjellë grindje të vogla të ndryshme. Komente të pa menduara mirë, shaka apo sjellje e përjashtuese mund të bëjnë që tryezat familjare të jenë më të ngarkuara emocionalisht. Kjo atmosferë tensioni mund të heqë vëmendjen nga festimet, duke lënë individët LGBTQ+ të ndjehen të papranuar dhe të padashur nga vetë familjarët e tyre.
Adela Alikaj nga STREHA, një insitucion që tashmë vetvetiu ka marrë formën e familjes në Tiranë për individët queer në shkallë nevoje më të lartë në Shqipëri thotë se ndjesitë gjatë festive të fundvitit janë të ndryshme për secilin, pasi ka persona që kanë marrë ftesa nga familja për ti kaluar bashkë. Për të tjerë festat kanë krijuar një hapsirë më të ngrohtë për tu pranuar nga familjet, e rrjedhimisht kjo është një dhuratë shumë e bukur. E përkundrazi të tjerë refuzohen nga familjet, duke i bërë ditët e festive më të dhimbshme dhe të vetmuara. Vetë STREHA ofron një grup mbështetjeje më të këndshëm, për çdo kë që mardhënia me familjen i çalon.
Për të adresuar vështirësitë që individët LGBTQ+ përballen gjatë sezonit festiv, është e nevojshme një përpjekje e përbashkët për të nxitur mirëkuptimin, ndjeshmërinë dhe pranimin brenda familjeve. Duke pranuar diversitetin dhe duke refuzuar diskriminimin, familjet vërtet mund të reflektojnë shpirtin e festave dhe të bëjnë këto momente përvoja gëzuese dhe përfshirëse për të gjithë.
Por është edhe frymëzuese të shohësh se koncepti i familjes po evoluon në mënyra të ndryshme dhe të shumëngjyrta. Përkrah rasteve të refuzimit ka edhe shumë familje që tani vijnë në forma unike, duke përfshirë dhe pranuar identitetin gjinor dhe orientimin seksual të secilit anëtar. Ky mirëkuptim dhe përkrahje nënkupton një vlerë të thellë të dashurisë dhe tolerancës, duke krijuar një mjedis të ngrohtë dhe përkrahës. Kjo dëshmon se, në të vërtetë dashuria dhe familja e vërtetë forcohen nga aftësia për të përgëzuar dhe pranuar njëri-tjetrin për atë çfarë jemi. Në rrugën drejt një shoqërie më të hapur dhe të përfshirë, familjet që shfaqin pranim dhe mbështetje për identitetet dhe orientimet e ndryshme janë një shembull frymëzues dhe inkurajues për të gjithë.
Të dashur lexues të Historia Ime, veçanërisht këto ditë gjeni dritën brënda vetes për të dashur njëri-tjetrin më shumë!