Fantazitë tuaja seksuale: rezultatet janë në…
Kur bëhet fjalë për seksin, nuk ka pyetje të thjeshta. Edhe pyetësori më themelor shumë shpejt rezulton të jetë i ngarkuar. Shumica e sondazheve të seksit fillojnë duke i pyetur të intervistuarit nëse janë mashkull apo femër. Pse jo femër apo mashkull? Po të gjitha opsionet e tjera – njerëzit që do ta përshkruanin veten si asnjëra apo të dyja? Pse sondazhet gjithmonë i pyesin njerëzit se çfarë bëjnë me trupat e tyre, në vend të pyesin se çfarë nuk bëjnë – dhe pse jo? Dhe se si duhet ta përballojmë faktin që seksi ekziston vetëm në kujtesë; ose, ditët e sotshme, në telefonat celularë.
Bastisja ime e fundit në këtë fushë të minuar – e titulluar: Më falni, do ta kishit problem nëse ju bëj disa pyetje personale mbi seksin? – Po shfaqet aktualisht në koleksionin Wellcome në Londër. Ky ekspozim i merr urdhrat nga shkencëtarë pionierë dhe statisticienë, puna e të cilëve është dokumentuar në shfaqjen më të madhe të koleksionit, Instituti i seksologjisë: Freud, Stopes, Mead, Masters dhe Johnson. Në thelb bën atë që bënë të gjithë ata: I bën të panjohurve shumë pyetje të sikletshme. Ideja është që ju të uleni në fund të shfaqjes së seksologjisë me një pyetësor, duke ju përgjigjur cilësdo prej 25 pyetjeve që ju pëlqen, dhe i hidhni përgjigjet tuaja në një kuti të kyçur. Kjo kuti zbrazet një herë në javë dhe një ekip lexuesish dhe unë zgjedhim disa nga mendimet më provokuese (dhe natyrisht anonime) për jetën seksuale të vendit dhe e publikojmë menjëherë në muret e galerisë.
Përgjigjet kanë qenë të jashtëzakonshme: më shumë se 10.000 njerëz e kanë parë të arsyeshme të thonë mendimet e tyre. Si rezultat i kësaj, unë e di tani se Dr. Alfred Kinsey kishte të drejtë, kur vërejti se, kur është fjala për seksin, askush nuk duhet të supozojë asgjë në lidhje me askënd. Një grup rutinë përgjigjesh do të zbulojë papritur se një e anketuar femër nuk e kupton se pse njerëzit janë aq të këqinj me përdhunuesit – apo se ajo thjesht urren të bëjë gojore. Njëri do të thoshte se e vetmja gjë që ai do të ndryshonte në lidhje me jetën e tij do të ishte që gruaja e tij ta pëlqente sërish. Një i anketuar mashkull do të pranojë se fantazon të udhëtojë pas në kohë për të sjellë lehtësim të ushtarakëve me uniformë që kanë marë leje gjatë luftës së dytë botërore – që do të ishte shumë prekëse nëse do të thuhej nga dikush nga epoka para-Wolfenden, kur homoseksualiteti ishte i paligjshëm, por është me siguri diçka tjetër kur i anketuari është një 35-vjeçar.
Ndonjëherë një zë i vetëm do të linte një shënim optimizmi dhe mendjeje të shëndoshë. Një paciente kanceri e martuar na tregoi se sa pozitive ka qenë përvoja e saj seksuale gjatë kemioterapisë; një tjetër grua raportoi se si nëna e saj e edukoi atë për rëndësinë e orgazmave të shumëfishta gjatë një episodi të Antiques Roadshow. Dhe një tjetër, kur u pyet se çfarë këshille do të donte ti jepte vetes së saj kur ishte më e vogël, shkroi: “. Nuk ka tavan qelqi mbi shtratin tënd.” Personalisht, unë do të doja që diskutimi i kësaj deklarate të jetë në kurrikulumin kombëtar.
Pyetësorët janë arkivuar në Bibliotekën Wellcome. Kur ekspozimi të përfundojë, unë them se do të kemi mbi 20.000. Shpresoj se ndonjë seksolog ose statisticien i ardhshëm do ti hapë ato në përpjekje për të ndërtuar një pasqyrë të jetës seksuale të Londrës. Pyes veten në qoftë se ata do ti lexojnë të dhënat ashtu si unë. Njerëzit duken më të vetëdijshëm dhe me më shumë respekt për jetën transgjinore më shumë se kurrë më parë, dhe njerëzit transgjinorë duken si më të lirë për të folur. Fjala “pëlqim” del nga shumë gojë, për shumë arsye – një hap përpara Jimmy Savile dhe EL James. Më shumë njerëz duken të fuqizuar sesa të kërcënuar nga erozioni i normave heteroseksuale, ndërsa kënaqësia e patrembur e femrave shihet si një e drejtë dhe si një kërcënim.
Shumë njerëz ankohen se puna u lë atyre shumë pak kohë për seks. Të tjerë janë shumë të zemëruar veçanërisht në lidhje me ndikimin e pornografisë tek të rinjtë. Zhgënjimi, frustrimi dhe konfuzioni janë universale dhe multi-gjinore – edhe pse, për lehtësimin tim të madh, çfarë kjo mori zërash anonimë zbulon, është një siguri e madhe bashkëkohore. Larg nga të qenit diçka që më mirë t’ja lëmë priftërinjve, pornografisë apo politikanëve, seksi është diçka që njerëzit duan ta mendojnë për veten e tyre. Këshilla ime për veten time në rini, tani që kaq shumë të huaj më kanë tha se çfarë bëjnë në të vërtetë, do të ishte e thjeshtë: kur bëjmë seks, ne nuk po kërkojmë për pajisje hidraulike – por për kuptim./A.A.