Elhaida Dani e para në sondazhet online
Conchita Wurst triumfoi në Eurovision Song Contest 2014, tani është koha të zgjidhet pasardhësi i saj. Ndonëse do edhe më shumë se një muaj nga shfaqja, faqje të ndryshme online kanë hapur sondazhe për të parë se cilët janë të preferuarit e publikut.
Sondazhe të cilat kanë qenë mjaft të suksesshme për përfaqësuesen e Shqipërisë, Elhaida Danin. Në çdo sondazh ajo renditet në vendin e parë ose të dytë, duke e bërë një nga këngët më të dashura për publikun.
Tjetër tregues i suksesshëm janë edhe klikimet në Youtube. Kënga “I’m alive” edhe pse ka qenë ndër të fundit që është futur në garë, ka arritur të renditet e dyta më e klikuar deri sot.
Kliko këtu për të votuar
Link 1
Link 2
Këtë vit Eurovizioni do të mbahet në Vjenë në datat 19, 21, 23 maj. Shqipëria, e cila përfaqësohet me Elhaida Danin, do të marrë pjesë në natën e parë. Le të urojmë që klikimet dhe sondazhet të kthehen në vota për të kaluar fillimisht në finale, e pse jo të mos e fitojë.