Ekzpozita LGBT në Maqedoni prezanton vizitorët me SkaNdal-in e Shqipërisë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, 10 dhjetor, “LGBT United” në Tetovë çel për herë të parë një ekspozitë dedikuar komunitetit LGBT.
“Të Drejtat LGBT = Të Drejtat e Njeriut” është titulli i ekspozitës e cila nëpërmjet fotografive kërkon të prezantojë një realitet sa të afërt aq edhe të panjohur për një pjesë të qytetarëve të Tetovës dhe më gjerë.
Fotografitë e ekspozuara do i njohin vizitorët më tepër me aktivizmin e “LGBT United” gjatë dy viteve të fundit. Gjithashtu gjatë kësaj ekspozite do të shfaqet dhe “SkaNdal”, dokumentari i parë me metrazh të gjatë për levizjen LGBT në Shqipëri.
Ekspozita hapet me datë 10 Dhjetor 2014, ora 17:00 tek “Qendra Për Bashkëpunim Balkanik Loja” (CBC LOJA) në Tetovë.