Ekspozita ‘’Prespektiva Queer’’

Çdo krijim artistik, në çdo zhanër e lloj është kthyer në një shprehje kreative e mendjes së disa artistëve queer dhe të tjerë miq aleatë. ‘’Prespektiva Queer’’ është titulluar ekspozita e cila që në titull jep një ide të asaj çka është. Sfida për të zgjëruar horizontin e botëkuptimin është e madhe! Por jo e pamundur.

Blini, kuratori I ekspozitës thotë se kjo ekspozitë është një ftesë për të përqafuar diversitetin, për të njohur çdo perspektivë unike e cila pasuron më tej historinë tone të përbashkët humane.
Artistët I kanë çimagjinuar kufijtë si në fabulën që veprat mbartin, në mesazhin që duan të përcjellin, edhe në formën fizike që I është dhënë veprave. Pikturat, skicat, dizajno dixhitale, kolazhe dhe video artistike I kanë dhënë ndjesi më të ylbertë Tullës.
Vizitorët në ditën e pare të saj, kritikë arti, kuratorë dhe artistë I vlerësuan mjaft pjesët. Duke treguar veprat, e madje për disa u ofruan edhe vlera monetare.
Arritja me e madhe e kësaj ekspozite është sfida ndaj stereotipeve ndaj personave LGBTQ+ dhe mundësia për te pare nje pjesëz te botës se tyre qe shume shpesh ka qene ose e injoruar ose ka hasur pengesa për t’u shfaqur e vërtete.

Kjo ekspozitë e çdo moment tjetër, artistik apo jo është një mundësi për të reflektuar mbi thelbin e komunitetit LGBTQ+. Është veç dashuri.
Ekspozita vazhdon akoma e hapur, dhe mund ta vizitoni te Tulla Culture Centre.