Ekspozita LGBT në Tetovë
Dje në Tetovë u mbajt eventi i parë publik LGBT i organizuar nga LGBT Junajted Tetovë.
Në event morën pjesë mbi 50 persona nga të cilët 20 ishin pjesëtarë të vetë komunitetit LGBT.
Në ekspozitë u ekspozuan fotografi nga aktivizmi i organizatës LGBT Junajted si dhe fotografi të vetë komunitetit LGBT.
Ky event mblodhi në një vend aktivistë,përfaqësues të ambasadave,përkrahës të kauzës LGBT dhe persona LGBT nga Tetova,Gostivari,Struga,Shkupi dhe Kumanova.