“Edhe unë jam vepër arti”, 14 fëmijë me sindromën Down, sjellin kryeveprat e artit botëror
“Edhe unë jam vepër arti” quhet ekspozita e hapur në Muzeun Historik Kombëtar, ku 14 fëmijë me sindromën down kanë zëvendësuar personazhet më të njoura të historisë së artit botëror.
Në 18 fotografitë e kësaj ekspozite të veçantë, fëmijët shfaqin kreativitetin, origjinalitetin dhe potencialin e tyre.
Projekt i realizuar nga fotografja Soela Zani, me mbështetjen e fondacionit “Down Syndrome Albania” synon të ndërgjegjësojë publikun mbi këtë kauzë nëpëmjet artit.
FOTOGALERI NGA EKSPOZITA

Iris Hoxha nën “Gabrielle Arnault kur ishte fëmijë”. Iris është 3 vjeç i pëlqen të kërcejë dhe të dëgjojë muzikë

Belkisa Pilati në “Clara Serena Rubens” -Peter paul Rubens

Migerta Jako nën “Motra Tone”, Kol Idromeno. Migerta është 28 vjeç, banon në Tiranë dhe i pëlqen shumë muzika

Arbi Zaimi në “Paulo si harlekin”, PabloPicasso. Arbi është 4 vjeç, i pëlqen të këndojë dhe të recitojë

Megi Husha në “Miss Bowels”, JoshuaReynolds. Megi është 3 vjeç, i pëlqen shumë lojame kukulla

Marvio Cela në “Master Bunbury”, Joshua Reynolds. Marvini është 7 vjeç, i pëlqen Hulku, Batman dhe Spiderman

Gazmend Lakollari në “Mr. Loulou” – Paul Gauguin. Gazmendi, 9 vjeç ndjek klasën e parë dhe i pëlqen sporti

Lela Kolaj në “Vajza e vogël duke u lutur” – Joshua Reynolds. Lela, 8 vjeç është e apasionuar pas vizatimit dhe krijimtarisë

Emiljano Mulkurti nën “Djali me lepur” – Henry Raeburn. Emiljano, 10 vjeç është valltar në ansamblin “Kaltërsia” në Kamëz

Belkisa Pillati nën “Las Meninas” – Diego Velasquez
Belkisa, 6 vjeç, është në parashkollor dhe i pëkqen të pozojë për objektivin e aparatit

Irma Nika në “The Star”, vepër e Edgar Degas

Eljana Pira nën “Fëmijë me Pëllumb” – Pablo Picasso. Eljana, 4 vjeç, është në kopësht dhe i pëlqen muzika

Krenard Tahiraj në “Bir Njeriu” -Rose Margite. Krenardi, 15 vjeç, futbolli dhe biçikleta janë pasionet e tij

Irma Nika në “Këcimtarja”, Pierre AugusteRenoir. Irma është 18 vjeç, i pëqen piktura, kërcimi dhe gatimi

Flavio Ruçi nën”Fyellxiu”, Edouart Manet. Flavio është 8 vjeç dhe banon në Krrabë
/l.k/