Durrës, betoni fiton sërish mbi trashëgiminë kulturore
Një vëzhgim i kryer nga Blogu “Amfora.al” tregon si betoni ka mbuluar gjetjet arkeologjike në Durrës. Bëhet fjalë për projektin “Veliera”në qendër të Durrësit, projekt i cili është shoqëruar me protesta dhe pretendime për shkelje të ligjit gjatë këtij viti nga qytetarët e Durrësit.
Video më poshtë tregon betonizimin e gjetjeve arkeologjike gjatë zbatimit të këtij projekti:
Sipas Amfora.al për zbatimin e këtij projekti janë shkelur këto ligje:
- Vendimi i Gjykatës Administrative Durrës, për pezullimin e punimeve në zonën e sipërpërmendur;
- VKM-ja e vitit 2011-të, “Për administrimin e zonës arkeologjike A dhe B në qytetin e Durrësit”, që nuk lejon ndërtimet në zonën arkeologjike A;
- Ligji “Për trashëgiminë kulturore”, që ndalon vazhdimin e punimeve pas gjetjes së gjurmëve apo objekteve me vlerë arkeologjike dhe etnografike;
/l.k./