Dua Lipa, shqiptarja e parë që fiton “Grammy”

Ditën e djeshme u mbajt në Los Anxheles, ceremonia e 61-të e ndarjes së çmimeve Grammy.
Gjatë ceremonisë së mbrëmshme, dy këngëtaret me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, ishin të nominuara në kategoritë e Artistit të ri më të mirë, Best Dance dhe Best Duo. Këngëtarja Dua Lipa, arriti të triumfojë në të dy kategoritë e nominuara, duke fituar çmimin Grammy për Artistja e re më e mirë dhe çmimin Best Dance me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.
Ndërsa u ngjit në skenën gjigande mbrëmjen e së dielës për të marrë çmimet, Dua tha: “Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versoni më i mirë i vetes sime”.
Dua Lipa ka qenë këngëtarja e dytë më e dëgjuar në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që udhëhiqet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF, ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar. Në kategorinë “Best New Artist”, Dua u përball me Bebe Rexha, e cila nuk arriti të fitonte edhe pse u nominua në dy kategori./k.j