Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të para disa muajve, për të marrë në shqyrtim ligjin e posaçëm të miratuar nga qeveria për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duket se në Kushtetuese do të vendoset dhe për ligjshmërinë e kalimit të truallit të Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë, sapo kjo gjykatë të ketë kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime.
Ditën e djeshmme, mediat raportuan se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë ankimimin që Presidenti Ilir Meta i bëri vendimit të Këshillit të Ministrave, për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Kërkesa e cila u bë nga Presidenti më datë 14 Maj, vetëm 3 ditë para shembjes së godinës së Teatrit, pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese në momentin kur ajo të ketë numrin e nevojshëm të anëtarëve për të marrë vendime.
Por përpos kërkesave të dërguara në Kushtetuese nga Presidenca, Aleanca për Mbrojten e Teatrit po vijon përpjekejt e saj për të sjellë drejtësi për teatrin kombëtar, prishja e të cilit shkaktoi reagime të forta nga qytetarët dhe përfaqësues së shoqërisë civile dhe institucioneve ndërkombëtare.
Që prej muajit maj, AMT nisi mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrtit Kombëtar, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën arkitekturë. Njëkohësisht vendimi i prishejs së Teatrit, sipas tyre ngre dyshime të forta për korrupsion dhe abuzim nga disa zyrtarë, midis të cilëve kryebashkiaku Erion Veliaj, nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku, inxhinierët që kanë hartuar akt-ekpertizën për prishjen e godinës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtori i policisë Ardi Veliu, si dhe të gjithë zyrtarët që kanë firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ditën e enjte, aktivistë të Aleancës kanë një kërkesë për ecurinë e hetimeve mbi 6 padi të depozituara prej tyre në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Në një protestë jashtë godinës së SPAK, përfaqësues nga AMT deklaruar se të njëjtën kërkesë ja kanë dërguar dhe ambasadorëve kryesorë në Tiranë.
Prokurori i çështjes së TK-së është ngarkuar Ervin Kondilli, i cili ka sekuestruar dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mëngjesin e 17 majit.
AMT akuzon zyrtarët e sipërpërmendur ndër të tjera për shpërdorim detyre, shkatërrim me dashje të pronës, shkatërrim të objekteve historike dhe kulturore.
Sipas regjisorit Robert Budina, aktivist pranë AMT, përgjigja e vetme që Aleanca ka marrë është një letër që thotë se dy kallëzimet e para janë bashkuar në 1 dhe hetimet po vazhdojnë akoma.
Ata njëkohësisht kërkojnë sekuestro mbi projektin danez për ndërtimin e Teatrit të ri, i cili konsiderohet se mund të zgjerojë pasojat e veprave penale të kryera, si dhe mund të lehtësojë apo nxisë vepra të tjera të tilla.
Në pritje të vendimeve dhe rezultatit të hetimeve nga SPAK, të cilat janë duke u zhvilluar, e më pas të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e vendimeve të qeverisë, aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit vazhdojnë përpjekjet e tyre për drejtësi për Teatrin dhe mbledhjen e firmave për ri-ndërtimin e tij.